"Mos e humbisni rastin për...", ambasada amerikane thirrje qytetarëve në Kosovë të votojnë

Kosovë&Rajon

"Mos e humbisni rastin për...", ambasada amerikane thirrje

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

Në mesazhin e Ambasadës Amerikane thuhet se kryetarët e komunave kanë rëndësi.

“Kryetarët e komunave kanë rëndësi. Vendimet e tyre – pavarësisht nëse i jepni përparësi shkollave, punimeve në rrugë, transportit publik, grumbullimit të plehrave ose projekte të tjera, ndikojnë në cilësinë e jetës tuaj çdo ditë.

Mos e humbisni rastin tuaj për të bërë të njohur zërin tuaj”, thuhet në postim.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), zgjedhjet zhvillohen në 38 komuna të Kosovës, ndërkaq numri i votuesve në këto zgjedhje është 1,885,448. Ndërkohë, dyzet e njëmijë e dymbëdhjetë është numri i qytetarëve që sivjet kanë mbushur 18 vjeç. Sot, ata do të kenë mundësi të votojnë për herë të parë, në zgjedhjet komunale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion