Gëzim në familjen shqiptare, nëna në Tiranë sjell në jetë trinjakë

Aktualitet

Gëzim në familjen shqiptare, nëna në Tiranë sjell

Një familje në Tiranë është gëzuar me trinjakë. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në llogarinë e saj në Facebook.

Stafi i Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” priti tre fëmijët e familjes Sallaku. Amal, Alfio dhe Amea, sipas ministres, erdhën në jetë shëndoshë e mirë. Familja ka përfituar 360 mijë lekë të reja bonus.

OGERTA MANASTIRLIU NË FACEBOOK


“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal, Alfio, Amea.

Familja e re përfiton menjëherë 360 mijë lekë të reja #bonus. Më shumë se 100,000 të porsalindur kanë përfituar #BonusineBebes nga Janari 2019, kur nisi programi ynë universal që mbështet çdo fëmijë që vjen në jetë. #FëmijëttëParët”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion