Durrës, vuante nga depresioni, vetëvritet me armë gjahu 47-vjeçari
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 10:06
Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të dielë, rreth orës 9:10 në fshatin Radë, në Manzë të Durrësit, ku një 47-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët.
Dyshohet se 47-vjeçari me inciale L.H është vetëvrarë me armë gjahu.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 17.10.2021, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. H., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për shkak të depresionit.


