Zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë, qytetarët votojnë pa respektuar distancën fizike

Kosovë&Rajon

Zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë, qytetarët

Më 17 tetor, Kosova mban zgjedhjet e dyta, në nivel kombëtar, në kohë pandemie.

Autoritetet kanë bërë thirrje për respektim të distancës fizike, por diçka e tillë nuk është parë në qendrën e votimit në një shkollë të Mitrovicës së Veriut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që komisionerët dhe vëzhguesit e zgjedhjeve lokale të jenë të vaksinuar apo të kenë dëshminë se janë negativë në koronavirus apo se e kanë kaluar sëmundjen, COVID-19, që e shkakton ky virus.

Por, ky rregull nuk do të vlejë edhe për votuesit, kanë thënë zyrtarë të KQZ-së. Qytetarëve do t’iu kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë fizike.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve. /REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion