“Çmendet” moti në Kosovë, pas shiut, Gjilani “pushtohet” nga breshëri (Video)

Kosovë&Rajon

“Çmendet” moti në Kosovë, pas shiut, Gjilani

Në Gjilan të Kosovës, pas reshjeve të shumta të shiut, ka rënë breshër masiv. Banorët e fshatit Demiraj, Zhegër kanë filmuar dendësinë e breshërit duke u bërë virale.

Në saj të situatës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre.

“Edhe njëherë, kërkoj nga qytetarët të cilët jetojnë afër lumenjve që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre. Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193”, ka shkruar Haziri. /Gazeta Express

ME TE LEXUARAT