“Me të zeza, i pikonte gjaku nga duart”! Hesht shqiptari, prokuroria: E theri te dera e shkollës

Kosovë&Rajon

“Me të zeza, i pikonte gjaku nga duart”! Hesht shqiptari,

Hapësira para një shkolle në qytetin Deurne të Belgjikës, dje u kthye në një skenë krimi. Para syve të fëmijëve që vijojnë mësimet në atë shkollë, u krye një vrasje që i tmerroi të gjithë. Një 48-vjeçar nga Kosova qëlloi me thikë për vdekje një 52-vjeçar, Ismet Osmanaj që ishte burri i ish-gruas së tij. Ai kishte shkuar te shkolla për t’i marrë fëmijët e bashkëshortes, por që më pas kosovari i kishte dalë në pritë dhe e kishte goditur për vdekje.

Për vrasjen që dyshohet se është kryer nga kosovari janë deklaruar nga Prokuroria e Belgjikës për Gazetën Express. “Një burrë 48-vjeçar është arrestuar me urdhër të gjykatësit hetues për vrasjen e një 52-vjeçari. Viktima është bashkëshorti i ri i ish-gruas së të dyshuarit. Nga të gjeturat deri në këtë pikë të hetimeve, i dyshuari, një 48-vjeçar nga Kosova ishte duke e pritur viktimën në daljen e një shkolle fillore në Waterbaan, Deurne. 52-vjeçari ishte aty për t’i marrë thjeshtrit (fëmijët e gruas nga burri tjetër) nga shkolla, por u ther disa herë në rrugë me një thikë”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Sipas prokurorisë, viktima ishte therur 13 herë. I dyshuari është kapur nga Policia, derisa po tentonte që të ikte nga vendi i ngjarjes. “Dëshmitarët më pas e panë të dyshuarin duke u larguar në drejtim të Herentalsebaan-it. Policia shkoi shpejt dhe arriti që ta arrestonte burrin në të dyzetat në Van Havrelei, pa ndonjë problem. Kalimtarët e rastit ia dhanë ndihmën e parë viktimës. Pas kësaj, kontrollin e mori stafi mjekësor. Për fat të keq, nuk kishte ndihmë të mëtejme për viktimën. Ekspertët e forenzikës që erdhën në vendin e ngjarjes për hetime numëruan 13 lëndime nga thika dhe therjet”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë.


Zyra e Prokurorit tashmë ka nisur hetimet për rastin, derisa në seancën që është mbajtur sot, 48-vjeçari ka zgjedhur që të mbrohet në heshtje. Ai pritet të dal para gjykatës edhe të premten.Zyra e prokurorit ka nisur hetimet për vrasje dhe një seancë është mbajtur të martën. Departamenti lokal për hetime kriminale në Antwerp tani është duke i kryer hetimet e mëtejme. Burri e shfrytëzoi të drejtën e tij që të qëndrojë i heshtur para gjykatësit hetues. Ai do të paraqitet në gjykatë të premten.

Ndryshe, mediat kanë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori tenton të largohet pas krimit me duart me gjak dhe thikën që i mori jetën Ismet Osmanajt. “Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar. “Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte tullac”. “Pamë dy fëmijë që bërtisnin me zë shumë të lartë, derisa autori po e therte dikë me diçka që dukej si një thikë e madhe. Dukej sikur ishim në një film horror” tregoi një tjetër qytetar./Gazeta Express

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion