Kush e vrau? Shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi, kolegët: Ishte guximtar

Kosovë&Rajon

Kush e vrau? Shefi i anti-drogës e la pistoletën në shtëpi,

Mediat malazeze kanë zbardhur detaje të reja nga hetimet që po bëhen në vendin fqinj lidhur me ekzekutimin e Rudolf Elezoviçit, i cili u zhduk në datë 27 maj dhe 2 ditë më parë u gjet i pajetë buzë lumit Buna.

Elezoviç pistoletën e shërbimit e kishte lënë në shtëpi përpara se të dilte, ku hetuesit dyshojnë se shkoi në një takim me një person të panjohur dhe më pas telefonoi familjen duke i njoftuar se po shkonte në Shkodër dhe se do të kthehej shpejt.

Pak ditë më parë në mediat malazeze u aludua se shefi i anti-drogës në Ulqin mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij e rrëzojnë këtë pretendim.


Elezoviç konsiderohej “një polic i guximshëm, i ndershëm, i gatshëm të përballej me kriminelët më mizorë” citojnë mediat e vendit fqinj qarqet policore.

Dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi vijojnë hetimet për të zbardhur autorët e vrasjes së zyrtarit të anti-drogës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion