Në Durrës shkelet urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë/ Studentët e pavaksinuar futen në auditorë!

Aktualitet

Në Durrës shkelet urdhëri i Ministrisë së

Studentët e universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, i janë rikthyer auditoreve mëngjesin e sotëm.

Këtë vit ata jnë përballur me vendimin për vaksinimin kundër Covid, si kusht për të ndjekur vitin e ri akademik. Një pjesë e studentëve deklarojnë se janë vaksinuar më herët, ndërkohë ka nga ata të cilët janë detyruar të bëjnë vaksinën në ambientet e UAMD, vetëm për të ndjekur leksionet në javët në vijim.

Edhe pse UAMD regjistron mbi 20.000 studentë në të gjithë ciklet e studimeve, ditën e parë janë paraqitur rreth 10% e tyre vetëm për t’u informuar për nisjen e vitit akademik, ndërkohë në godinat përkatëse duket se studentët janë futur edhe pse kanë qenë të pavaksinuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion