Kërkesat e Kurtit, Haradinaj: Dështim, e habitshme pse njohja e Kosovës nuk është...

Kosovë&Rajon

Kërkesat e Kurtit, Haradinaj: Dështim, e habitshme pse njohja e

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka cilësuar si dështim Albin Kurtin dhe kërkesat e tij në diskutimet për dialogun me Serbinë në Bruksel.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se është e habitshme që njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij.

“Dështim i plotë i Kryeministrit Kurti në procesin e dialogut.



Është e habitshme, pse njohja e Kosovës nuk është prioritet i tij. Prioritet i parë i tij na qenka shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA. Qesharake. Ashtu si edhe prioriteti i dytë, marrëveshja për paqe mes dy vendeve, e po ashtu edhe qasja për të pagjeturit.

Njohja reciproke është i vetmi rezultat që i duhet Kosovës nga ky dialog. Njohja nënkupton edhe paqen, edhe statusin më të avancuar ekonomik, por edhe hap shtigje për zbulimin e të vërtetës për të pagjeturit.

Përndryshe, kjo qasje për të biseduar për tema, pa e njohur shtetet njëra tjetrën, siç kishte ndodhur më parë në procesin e dialogut, nuk ka rezultate, e në këtë fazë është edhe e rrezikshme për vendin,” shkruan Haradinaj. g.v/abcnews.al

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion