Ish-ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini shpall kandidaturën për kryetare të Prishtinës!

Kosovë&Rajon

Ish-ministrja e arsimit në Shqipëri, Besa Shahini shpall

Nga anëtare e qeverisë në Shqipëri, në kandidate për kryetare komune në Kosovë. Kështu Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit, njoftoi se do të garojë në zgjedhjet lokale për komunën e Prishtinës.

“Është një qytet kryesisht i mbuluar me beton, pa hapësira të mjaftueshme të gjelbra, kryesisht i papastër dhe jo shumë cilësor për fëmijët. Prishtinës i duhet një ndryshim radikal dhe një kahje tjetër zhvillimi. Unë dua të jem pjesë e këtij ndryshimi, andaj në vjeshtë do të garoj për kryetare të komunës në zgjedhjet lokale 2025”, tha Shahini.

Ajo u shpreh se para katër vjetësh u kthye për të jetuar në Prishtinë nga Tirana, por qyteti “ka marrë një kahje të gabuar në zhvillimin e vet”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, mediat në Kosovë shkruajnë se Presidentja Vjosa Osmani ka planifikuar të mbajë një takim të rëndësishëm politik me qëllim përcaktimin e datës.

Besa Shahini ka qenë pjesë e qeverisë “Rama 2”. Ajo mori detyrën si ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në vitin 2019. Shahini, pas kthimit në Kosovë, është angazhuar në aktivitete të shoqërisë civile

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion