Ia mori "borxh" Feros, kandidati për kryetar komune shkon me Ferrari për të votuar

Kosovë&Rajon

Ia mori "borxh" Feros, kandidati për kryetar komune shkon me

Kandidati i Nisma-s për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani ka shkuar me Ferrari për të votuar. Ai është parë të hyjë në oborrin e shkollës ku kishte për të votuar me automjetin luksoz.

Automjetin ai e ka marrë nga këngëtari Fero me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira.

Hasani ka thënë para mediave se është person modest, por kur është pyetur se ku e ka lënë makinën, është shprehur se nuk mund të tregojë. Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin e të votojnë.

“Inkurajoj të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre, të votojnë për të preferuarit e tyre”, ka thënë ai. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion