U kapën me kanabis në banesë, policia shpall në kërkim 2 persona në Vlorë

Aktualitet

U kapën me kanabis në banesë, policia shpall në kërkim

Policia e Vlorës gjatë një operacioni ka sekuestruar 11 kilogram kanabis dhe ka shpallur në kërkim dy poseduesit, shtetasit A.C, 27 vjeç dhe H.C, 57 vjeç.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre”, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Vlorë/Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa. Shpallen në kërkim dy poseduesit e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra, se dy shtetas posedonin në banesë lëndë narkotike, kanë organizuar punën, duke ushtruar kontroll në banesat e dy shtetasve A. C, dhe H. C., në fshatin Hadëraj, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 11 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u bë shpallja në kërkim e shtetasve A. C., 27 vjeç dhe H. C., 57 vjeç, dhe vijon puna intesive për kapjen e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion