Drejt Zvicrës me dokumente të falsifikuara, arrestohen në Rinas dy turqit

Dy shtetas turk janë arrestuar në Shqipëri për falsifikim dokumentash.
Mësohet se shtetasit turk O.C dhe M.D tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara por u kapën nga policia kufitare e Rinasit. Destinacioni i tyre ishte Gjeneva, Zvicër.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.
Tentuan të kalonin kufirin me dokumenta të falsifikuara, vihen në pranga 2 shtetas turk.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë kaluar për verifikim të pashaportave të shtetasve turk O. C, dhe M. D, të cilët do të udhëtonin me itinerar Rinas-Genevë.


