Hyri me dhunë në banesën e një personi dhe e kërcënoi, arrestohet "i forti" në Sarandë
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 12:31
Aktualitet

A. C., 59 vjeç, banues në Sarandë, është arrestuar pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kolona dhe soletë betoni.
Ndërkohë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, ka kanosur shtetasin M. R, dhe i ka dhunuar banesën duke i dëmtuar portën hyrëse të banesës.
Gjithashtu ky person ka prishur qetësin publike dhe nuk u është bindur punonjësve të policisë për të ndaluar veprimet e kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.


