E rëndë! Gjendet e vdekur në garazhin e shtëpisë një grua
Lajmifundit
/
5 Prill 2025, 15:22
Kosovë&Rajon

Në fshatin Nabërgjan të Pejës, një grua është gjetur pa jetë në garazhin e shtëpisë së saj. Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë është gjetur në një objekt ndihmës (garazh) të shtëpisë,” ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e policisë dhe ekipet e urgjencës.


