Alarm në qiellin italian, dronët detyrojnë aeroportin e Genovës të ndalojë fluturimet

Bota

Alarm në qiellin italian, dronët detyrojnë aeroportin e
Një alarm për praninë e dronëve të paidentifikuar pranë pistës së fluturimit ka shkaktuar pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror në aeroportin “Cristoforo Colombo” të Genovës, në Itali.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e së enjtes, më 19 nëntor, kur kulla e kontrollit ka konstatuar praninë e rreth katër ose pesë dronëve në afërsi të aeroportit, në të dyja anët e pistës. Për arsye sigurie, autoritetet vendosën të ndërpresin përkohësisht të gjitha lëvizjet ajrore.

Mes fluturimeve të prekura ishte edhe një avion i kompanisë ITA Airways, i cili ishte gati të nisej drejt Romës. Avioni mbeti i bllokuar në pistë pa marrë autorizimin për ngritje, ndërsa pasagjerët u zbritën përkohësisht dhe më pas u rikthyen sërish në bord.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion