Kush është drejtori i ri i Doganave? Fation Shehu dhe eksperienca e tij në luftën kundër kontrabandës

Pas vetëm 10 muajsh në detyrë, Besmir Beja është larguar nga detyra si drejtor i përgjithshëm i doganave.
Shekulli mëson se në vend të tij, në krye të institucionit është vendosur Fation Shehu, pas propozimit zyrtar për t'u kaluar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Pas vitesh eksperiencë dhe trajnimeve në organizata ndërkombëtare, Këshilli i Ministrave zyrtarizon ditën e sotme emërimin e Fation Shehut në krye të një nga institucioneve më të rëndësishme.
Largimi i Besmir Bejës nga drejtimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave erdhi pas më pak se një viti, ndërsa arsyet duket se lidhen me performancën e tij në krye të institucionit.


