Detaje nga vrasja e 26-vjeçares në Greqi, çfarë ndodhi para se i dashuri ta hidhte në det

Kosovë&Rajon

Detaje nga vrasja e 26-vjeçares në Greqi, çfarë ndodhi

26-vjeçarja greke që u nxor e pajetë nga deti, pasi u mbyt nga partneri i saj, kishte të nxira në syrin e djathtë, gërvishtje në trup, si dhe një plagë në anën e djathtë të kokës.

Në raportin mjeko-ligjor thuhet se 30-vjeçari, para se ta hidhte në deti e goditi aq fort sa ajo humbi ndjenjat. Ai më pas e tërhoqi zvarrë te shkëmbinjtë, derisa e hodhi në det. Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, vdekja e të resë erdhi nga mbytja.

Ajo kishte shkuar për pushime me të dashurin e saj në Folegandros të Greqisë.

30-vjeçari ka pranuar se ka pasur debate me të dashurën prej disa ditësh. Konflikti mes dy të rinjve nisi në makinë. Kur vajza doli nga mjeti, ai e ka shtyrë, duke bërë që 26-vjeçarja të binte nga shkëmbi. Sipas autorit, ai ishte hedhur në det për ta ndihmuar, por kur e shikoi që ishte pa ndjenja, e kapi paniku dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion