Dështon sërish seanca në Gjykatën e Dibrës për dosjen “184”, ende asnjë vendim për të akuzuarit

Aktualitet

Dështon sërish seanca në Gjykatën e Dibrës për

Gjykata e Dibrës nuk ka arritur të dalë me vendim as në seancën e sotme të zhvilluar ndaj dy të akuzuarve të dosjes “184” për shit-blerje të votave në zgjedhjet e pjesshme lokale të vitit 2016, Drini Gjeci e Nuri Meda.

Këta të fundit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa prokuroria ka dhënë pretencën me nga 2.5 vite burg.

Të dy të akuzuarit u paraqitën në gjykatë rreth orës 13 e 30 minuta të kësaj të enjteje, por munguan avokatët e tyre.

Në mungesë të mbrojtjes, është vendosur që seanca e radhës ndaj tyre të mbahet me datën 8 Shtator, duke qenë se muaji Gusht është muaj pushimesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion