Biznesi kërkesa për Paketën Fiskale: Kujdes me tatimin e pagës minimale dhe transparencën për TVSH e ushqimeve

Aktualitet

Biznesi kërkesa për Paketën Fiskale: Kujdes me tatimin e

Shoqatat e Biznesit kanë paraqitur disa kërkesa për qeverinë, që ato të merren  parasysh para se Paketa Fiskale të miratohet të enjten, nen për nen, në Parlament.

Biznesi thotë se duhet të garantohet që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të rishikohet mënyra e llogaritjes së tatimit mbi pagat e tjera të ulëta.

Po ashtu, biznesi kërkon transparencë dhe monitorim për uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar në 6%, për produktet e shportës.

“Çmimet e të njëjtave produkte të shportës, të krahasohen me nivelin përpara ndryshimit, me raportim publik mujor gjatë gjashtë muajve të parë dhe me një vlerësim të posaçëm pas tre dhe gjashtë muajsh”, thuhet në letrën e Shoqatave të Biznesit drejtuar qeverisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion