Boris Johnson nuk do marrë pjesë në varrimin e princit Filip, ja arsyeja pse

Bota

Boris Johnson nuk do marrë pjesë në varrimin e princit Filip, ja
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson nuk do të marrë pjesë në funeralin e Dukës së Edinburgut. Funerali i Princit Filip do të mbahet të shtunën e ardhshme, 17 prill dhe do të jetë një ceremoni mbretërore.

Mediat e huaja shkruajnë se Johnson nuk do të jetë në varrim, për shkak të masave ndaj koronavirusit. Në varrim pritet që të marrin pjesë rreth 30 persona, që janë rrethi më i ngushtë i princit.

Princi Filip, njëherësh Duka i Edinburgut, vdiq të premten në moshën 99-vjeçare. Ai ishte martuar me Princeshën Elizabetë në vitin 1947, pesë vjet para se kjo e fundit të bëhej Mbretëreshë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion