BE kritika Serbisë dhe Kosovës: Formoni institucionet, Vuçiç gaboi kur shkoi në Moskë

Kosovë&Rajon

BE kritika Serbisë dhe Kosovës: Formoni institucionet,

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos ka deklaruar se rruga evropiane e Kosovës shkon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Sipas saj, kjo duhet të bëhet përmes dialogut të Brukselit. Në seancën e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian zyrtarja europiane kritikoi edhe Vuçiç për vizitën e tij në Moskë

“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti i së drejtës është i panegociueshëm.

Komisioni është i gatshëm të përgatis mendimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian kur të pranojë kërkesë të tillë nga Këshilli. Por, më lejoni të jem e qartë, rruga e Kosovës drejt BE-së shkon përmes normalizimit të raporteve me Beogradin dhe jo përmes veprimeve të njëanshme.

Për sa i përket Serbisë, progresi i vërtetë varet nga rivendosja e besimit publik dhe angazhimi i të gjithë palëve të interesuara. I kam thënë gjithashtu Presidentit Aleksandar Vuçiç se vizita e tij në Moskë dërgon sinjalin e gabuar dhe ndërlikon përpjekjet tona për të avokuar për Serbinë.

Në lidhje me politikat separatist të Milorad Dodik mund të them se ai po e tërheq vendin prapa, jo përpara, dhe është koha që ata që besojnë në të ardhmen e vendit në BE të bashkojnë forcat dhe të zbatojnë reformat”, tha Kos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion