Albin Kurti udhëton drejt Shqipërisë, ndjek ndeshjen Vllaznia- Prishtina: Sot është heshtje zgjedhore

Albin Kurti ka vendosur të largohet nga rutina stresuese e postit të kryeministrit, për tu relaksuar në një ndeshje basketbolli.
Kamerat kanë kapur Kurtin të pranishëm në ndeshjen e basketbollit të meshkujve në superkupën mbarëkombëtare Vllaznia-Prishtina. Në Shkodër ku ishte e pranishme edhe kryebashkiakja Voltana Ademi dhe ministra e Arsimit Evis Kushi, Kurti ka dhënë mesazhe bashkimi.
“Populli është para politikës kështu qe ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit. Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje më shumë se lojë”, ka thënë Kurti.

Ai ka refuzuar të flasë për zgjedhjet lokale në Kosovë duke argumentuar se është heshtje zgjedhore. “Sot është hështje zgjedhore, nesër flasin qytetarët”, tha Kurti


