Të heqësh dorë nga puna apo rritja e fëmijëve? Nënat tregojnë si gjetën balancën për t’i bërë të dyja

Ka vajza, që kur bëhen nëna heqin dorë nga çdo angazhim tjetër dhe i dedikohen rritjes dhe mirëqenies së fëmijës. Por ka edhe vajza, të cilat gjejnë balancat për të ndërtuar të ardhmen dhe karrierën e duke qëndruar edhe pranë të vegjëlve të tyre.
Në studion e “Takohemi n’Vizion” me Fjodora Fjorën, ishin 4 nëna, njëra prej të cilave edhe gjyshe, të cilat ndanë eksperiencat e tyre personale dhe treguan vështirësitë që kanë pasur për të gjetur balancën mes profesionit dhe rritjes së fëmijës.
“Më është dashur të jem me orë të gjata në punë dhe të jem me orare të zgjatura larg fëmijëve. Më ndihmon mami dhe vjehrra me fqëmijët. Kur jemi në punë, e humbasim që kemi një telefonatë të humbër, por kam edhe bashkëshortin suport.
Mami dhe vjehrra ime i dinë vet limitet, nuk fusin hundët më tej dhe na lënë që të jetojmë një jetë të lumtur”, tha Kalorina Garuli, makeup artist
Naime Gjongeci, e cila është bërë edhe gjyshe, tha se nënat shqiptare janë heroina.
“Unë jam nënë me dy çuna, jam edhe gjyshe. Ne kemi pasur një jetë të komanduar, por ka pasur edhe të mirat e veta, sepse kemi qenë familje e bashkuar. Sot fam,iljet janë në lëvizje, dhe prindërit nuk kanë kohë për tu dhuruar dashuri fëmijëve.
Kur e rrit fëmijën me gjyshe, dashuria ndahet mes shtëpisë. Nëse e rrit me dado, ajo bëhet pjesë e familjes.
Nënat shqiptare janë heroina. Punojnë ditë e natë dhe nuk ankohen për fëmijën”, tha ajo.
Psikologia Klorinda Sereni u shpreh: “Ardhja në jetë e një fëmije është gjëja më e bukur. Nuk mendoj se i bie përgjegjësia vetëm gruas. Gjitha familja duhet të marrë pjesë. Në momentin e parë që bëhesh nënë dyzohesh mes karrierës dhe familjes.
Vitin e parë e kam shijuar dhe gradualisht kuptoj që vështirësia e shkollës duhet ta marrë një feedback. 21 vjeç linda djalin, isha në vitin e dytë të fakultetit. Ne bëmë një mini mbledhje. Unë e kisha vendosur që pas një viti do i kthehesha jetës normale”.
Arjana Disha personal trainer, deklaroi se është bërë nënë në moshë të re dhe se vajzën e saj e merrte çdo ditë në leksione kur shkonte në fakultet.
“Mua më ka shoqëruara ndjenja e fajit. Jam bërë nën shumë e re dhe fëmijët i lija me mamin e motrën për të shkuar në fakultet. U rritëm të tre bashkë. Edhe bashkëshorti më ka ndihmuar shumë, nuk janë më burrat si më parë. Edhe vajzën e merrja me vete në leksionet e mia”, tha Disha.


