“Gruaja e semure nuk u fut në sauna”, mediat ruse shkruajnë për vdekjen e turistëve në Kavajë
Lajmifundit
/
16 Tetor 2021, 20:37
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë. Mediat serbe shkruajnë se Nataliia Burenkova, 58 vjeçe vuante nga kanceri dhe është e sigurt që ajo nuk është futur në sauna.
Detajet e para të policisë thanë se veshja e viktimave ishte e përshtatshme për sauna, por nuk dihet nëse ata janë futur aty.
Mediat ruse kanë zbardhur detaje nga familjarët e viktimave, ku sipas të cilëve, ata nuk ishin përdorues të lëndëve narkotike dhe alkolit.
Pritet ekspertiza për të mësuar shkakun e vdekjes së 4 turistëve një natë më parë.


