Aksidenti tragjik me 10 viktima, reagon Behgjet Pacolli: Ngushëllime familjarëve!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas aksidentit tragjik me 10 viktima dhe 45 të plagosur në Kroaci.
Autobusi i mbushur me emigrantë kosovarë po kthehej nga Gjermania në drejtim të Kosovës, kur doli nga rruga duke u aksidentuar në mënyrë të frikshme.
Në mesazhin e tij në Facebook, Pacolli u shpreh ngushëllimet familjarëve ndërsa lutet për shërimin e të plagosurve.
"Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve", shkruan Pacolli.


