Aksidenti në Kroaci një ditë më parë, ja emigrantët që ndërruan jetë (Foto)

Janë publikuar fotot e personave që mbetën të vdekur një ditë më parë, nga përmbysja e autobuzit që udhëtonte nga Gjermania.

U raportuan 10 viktima, 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur, ndërsa 3 prej tyre i janë nënshtruar operacionit.
Sipas informacioneve të ditës së sotme, 2 prej të lënduarve janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata së shpejti do të transferohen në Zagreb.

Ndërkohë mediat kosovare kanë identifikuar 9 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik.

Në mesin e viktimave është një vajzë së bashku me nënën e saj, Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.

Kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike nga aksidenti, po ashtu, Sevdail Rruatemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme-Podujevë, Naser Sylemetaj, lindur më 1974, Gjakovë, Launora Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik- Deçan, Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radoste, Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë- Gjakovë.

Ditën e sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se janë identifikuar edhe 2 viktima të tjera, Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.


