Aksident tragjik, humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

Kosovë&Rajon

Aksident tragjik, humb jetën deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin Puraçi të Banjallukës, në Bosnje e Hercegovinë.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i Kuvendit Nacional të Bosnje e Hercegovinës, Srgjan Todoroviç, ka humbur jetën në këtë aksident, së bashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën “9 Janari”, ka konfirmuar Policia e Banjallukës.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:50, në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjallukë. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh Volvo dhe një kamion me rimorkio.

Sipas informacioneve, tragjedia ka ndodhur kur makina Volvo, e drejtuar nga Todoroviç, është përplasur me shpejtësi të madhe në rimorkion e një kamioni që ishte ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëparshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion