Kosovë, nis sot hetimi parlamentar për vra'sjen nga kunati të Arlinda Zekajt

Kosovë&Rajon

Kosovë, nis sot hetimi parlamentar për vra'sjen nga kunati
Komisioni i posaçëm hetimor i Kuvendit të Kosovës mblidhet sot në orën 11:30 për herë të parë, për të shqyrtuar rrethanat e vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Komisioni, i drejtuar nga Burim Ramadani, së bashku me përfaqësues të të gjitha partive politike, do të hetojë rrethanat para vrasjes, si dhe veprimet apo mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Arlinda kishte raportuar vazhdimisht dhunë dhe kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion