'Kjo nuk është logjikë as politike, as shtetformuese', Shehi kundër Reformës Territoriale: Absolutisht elektorale

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar reformën e re territoriale dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi në Kuvend.
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar reformën e re territoriale dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi në Kuvend.
Ai ngriti edhe pyetjen se çfarë do të ndodhë me hartën territoriale në rast të ndryshimit të qeverisë, duke argumentuar se një reformë e miratuar pa konsensus mund të rikthehet sërish në diskutim.
“Këto bashki nesër do administrohen minimalisht një e treta nga pala opozitare. Këto bashki, në qoftë se ndryshon qeveria, çfarë do t’u bëjmë? Do t’u rikthehemi prapë edhe nga e para një reforme tjetër”, deklaroi ai.
Sipas Shehit, një qasje e tillë nuk krijon qëndrueshmëri në administrimin territorial të vendit.
“Me këtë frymë që ka ndërtuar ky, i bie që qeveria tjetër që të vijë të thotë: ‘Tashi e morëm ne, e bëjmë ne si të duam’. I ka mundur katër të tjera, thotë ai tjetri. Domethënë, kjo nuk është logjikë as politike, as shtetformuese”, tha Shehi.


