Berisha kontrollon fjalorin anglisht në Kuvend, lideri i PD-së kërkon kuptimin e fjalës “narkoshtet”

Aktualitet

Berisha kontrollon fjalorin anglisht në Kuvend, lideri i PD-së

Një detaj i veçantë është vënë re gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje, ku diskutimet për reformën territoriale u shoqëruan me debate të forta mes deputetëve.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pranishëm në sallën e Kuvendit, është filmuar nga kamerat teksa përdorte tabletin e tij.

Vëmendjen e ka tërhequr kërkimi që lideri i opozitës kishte bërë në Collins Dictionary, një prej fjalorëve të njohur të gjuhës angleze. Berisha kishte kërkuar kuptimin e termit “narkoshtet”.

Fjala është përdorur shpesh nga Berisha në deklaratat e tij politike, veçanërisht në akuzat e drejtuara ndaj qeverisë.

Detaji i kapur në kamera është komentuar për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të këtij termi nga kreu i opozitës në diskursin e tij politik.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion