"Kinemaja franceze humbet një tjetër yll / Ndahet nga jeta aktorja e njohur (FOTO)

Bota

LajmiFundit.al.jpg

Aktorja franko-ruse Marina Vlady, e njohur për rolet e saj në kinematografinë franceze dhe ndërkombëtare, është ndarë nga jeta të enjten, më 24 shtator 2026, në moshën 88-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP). Sipas një deklarate të fëmijëve të saj, Vlady ndërroi jetë në shtëpi.

a-139.png

“Një jetë e gjatë, e bukur dhe e plotë”, e cilësuan ata jetën e aktores, duke i bërë homazh një prej figurave të njohura të kinemasë franceze.

Marina Vlady ndërtoi një karrierë të gjatë në film, duke marrë pjesë në më shumë se 80 produksione. Ajo u bë e njohur edhe për rolin e saj në filmin “Princesha e Cleves”, ndërsa në vitin 1963 u vlerësua në Festivalin e Filmit në Kanë për interpretimin në filmin “Le Lit conjugal”.

Përveç aktrimit, Vlady u angazhua edhe në muzikë dhe letërsi. Gjatë karrierës së saj ajo regjistroi disa albume dhe botoi libra, duke dëshmuar një profil artistik përtej kinemasë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion