“Po bëhet krim dhe gjenocid ndaj popullit”- Sazan Guri : Jemi si 300 spartanët! Profesorët dhe studentët të bashkohen

Fjalën në protestën e 117-të kundër qeverisë Rama e mori edhe aktivisti dhe pedagogu Sazan Guri.
Ai u shpreh se po bëhet krim dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar.
Ndërkohë i bëri thirrje studentëve, pedagogëve dhe gjithë qytetarëve të bashkohen në shesh kundër qeverisë së inkriminuar.
Sazan Guri: Ju qëndrestarë jeni si 300 spartanë. Pse jo 300 mijë me ata që na ndjekin pse jo 3 mln me ata përtej.
Këta po bëjnë krim dhe gjenocid mbi popullin, ku secili shqiptar mund të marrë një hu të zjarrtë për të vazhduar këtë betejë me krimin.
Policia merret me qytetarët që kërkojnë atë të drejtë, ne na mungon diçka kur thoshte Fan Noli kemi të drejtën zakonore, na duhet fuqia dhe fuqia është numër.
Shtroj pyetjen, nëse ju profesorë pedagogë qytetarë fshatarë, studentë ju që jeni të panumërt nëse nuk vini për të folur kur do të vini?! Nëse nuk vini për këtë ditë për të qenë bashkë?!

