"Aksident fatal në Itali / Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit (EMRI)

Bota

kokici.png

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku 51-vjeçari me origjinë shqiptare, 

Altin Kokici, ka humbur jetën tragjikisht gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi.

Viktima, i cili ishte pronar i një kompanie ndërtimi me seli në Sossano (Vicenza), dyshohet se ka rënë aksidentalisht në hapësirën e ashensorit të një ndërtese në rikonstruksion e sipër.

Alarmi u ngrit nga familjarët e tij, të cilët pasi nuk kishin mundësi kontakti që prej orëve të para të pasdites, përdorën gjeolokalizimin e telefonit celular për ta gjurmuar.

Policia gjeti furgonin e tij të parkuar pranë objektit me derën e hapur, ndërsa trupi i pajetë u zbulua brenda gropës së ashensorit pasi efektivët ndoqën tingullin e ziles së celularit të tij.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit në punë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion