Kërcënohej me telefonata, atentati me tritol në Gjirokastër, Beqir Devolli u ndoq 3 kilometra nga autori

Aktualitet

Kërcënohej me telefonata, atentati me tritol në Gjirokastër,

Detaje te reja zbulohen në lidhje me atentatin me eksploziv që tronditi mbrëmjen e djeshme Gjirokastrën, ku Beqir Devolli humbi jetën në spital, teksa i plagosur mbeti Erigers Mela.

Burime nga grupi hetimor thanë se shpërthimi ka ndodhur me telekomandë dhe se personi që e aktivizoi, e ndiqte viktimën në distancë që nga Viroi, pra për gati 3 km, deri në vendin e shpërthimit.

Viktima, i njohur si “Çilo”, piu kafen me shokun e tij dhe më pas hipi në makinë, ku edhe ndodhi shpërthimi.

Viktima kërcënohej me telefonata, së bashku me pasagjerin Erigers Mela, të cilit iu dogj mjeti vitin e kaluar në formë paralajmërimi. “Çilo” ka qenë me “arrest shtëpie” për dy vjet në Tiranë.

Shpërthimi përpara policisë ishte i mirëmenduar, pasi autorët prisnin që rruga të zbrazej përpara se të aktivizonin lëndën shpërthyese.

Pista e hetimit dyshohet se lidhet edhe me një lidhje të mundshme me Artan Myrtajn, i cili u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion