Valë kërcënimesh për b*mba në 4 avionë në Evropë brenda pak orësh, ulje emergjente në 3 shtete

Bota

Valë kërcënimesh për b*mba në 4 avionë në

Katër avionë pasagjerësh janë vënë në shënjestër të kërcënimeve me bombë në disa vende të Evropës, duke shkaktuar ulje emergjente dhe kontrolle të specializuara në aeroporte.

Dy avionë janë kontrolluar në Varshavë të Polonisë, ndërsa një i tretë në Murcia të Spanjës. Ndërkohë, mediat bullgare raportojnë se edhe një avion që vinte nga Izraeli ka zbritur në aeroportin e Sofjes, pas marrjes së një kërcënimi me bombë përmes email-it.

Një avion që ishte nisur nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Varshavës është detyruar të bëjë një ulje të paplanifikuar në aeroportin Modlin. Në bord ndodheshin 181 persona. Pas uljes, avioni iu nënshtrua kontrolleve nga specialistët.

Një tjetër fluturim nga Kopenhaga drejt aeroportit Chopin të Varshavës u përball gjithashtu me një kërcënim me bombë, por u ul normalisht.

Ndërkohë, një avion i kompanisë Ryanair, i nisur nga Mançesteri, bëri një ulje emergjente në aeroportin e Murcias, në jug të Spanjës. Në bord ndodheshin 121 persona, përfshirë edhe ekuipazhin, konfirmoi përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në rajonin e Murcias, Francisco Lucas.

Këto incidente vijnë një ditë pasi një avion i kompanisë Wizz Air, që ishte nisur nga Londra drejt Budapestit, bëri një ulje emergjente në kryeqytetin hungarez, i shoqëruar nga një avion luftarak, pas një kërcënimi me bombë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion