Ç'po ndodh në Vlorë? Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur vështirësojnë qarkullimin në akset malore

Aktualitet

Ç'po ndodh në Vlorë? Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur
Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Vlorës gjatë kësaj të marte janë shoqëruar me mjegull të dendur në disa segmente rrugore kryesore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Prania e mjegullës është vërejtur kryesisht në akset që ndodhen në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit, ku përfshihen rruga e Kaninës, By-Pass-i i Vlorës, si dhe Qafa e Llogorasë.

Për shkak të uljes së ndjeshme të shikueshmërisë, drejtuesit e automjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë dhe të qarkullojnë me kujdes të shtuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion