Protesta shtyn Panairin e Librit, flasin organizatorët, ja kur pritet të zhvillohet eventi kulturor

Aktualitet

Protesta shtyn Panairin e Librit, flasin organizatorët, ja kur pritet
Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka njoftuar shtyrjen e Panairit të Librit, i cili pritet të zhvillohej gjatë javës së ardhshme në Tiranë. 

Sipas njoftimit, shkak për shtyrjen janë bërë protestat që zhvillohen prej disa ditësh në kryeqytet, e që sipas organizatorëve, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve. Datat se kur panairi do të zhvillohet nuk janë bërë të ditura, por thuhet se do të zhvillohet në muajin dhjetor.  

"Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit.

Ju njoftojmë se Panairi i 29-të i Librit 'Tirana 2026' do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti. Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt", thuhet në njoftim. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion