Kandidati ka ndërruar jetë, por kryeson garën elektorale në Kaliforni

Bota

Kandidati ka ndërruar jetë, por kryeson garën elektorale në
Një kandidat i vdekur po kryeson garën në shtetin amerikan të Kalifornisë. Sipas rezultateve paraprake, Bruce Giudici ka marrë 57% të votave, kundrejt 43% të rivalit të tij, Clyde Clapp, ish-anëtar i këtij bordi.

Çudia është se Giudici ka ndërruar jetë në gusht, dy muaj para zgjedhjeve, pasi u rrëzua gjatë fushatës elektorale dhe ndërroi jetë më vonë në spital. Megjithatë, emri i tij u la në fletën e votimit.

Bëhet fjalë për zgjedhje lokale, në të cilat qytetarët votojnë për përfaqësuesit që drejtojnë administrimin e qarkut, një nivel i qeverisjes vendore në SHBA.

Sipas ligjit të Kalifornisë, votat për një kandidat që ndërron jetë më pak se 68 ditë para zgjedhjeve numërohen normalisht. Nëse Giudici shpallet fitues, ai do të konsiderohet zyrtarisht i zgjedhur, por vendi do të mbetet vakant dhe guvernatori Gavin Newsom do të emërojë një person tjetër për ta zëvendësuar.

Nuk është rasti i parë i këtij lloji në SHBA. Në vitin 2024, kongresmeni demokrat Donald Payne Jr. fitoi zgjedhjet paraprake në Nju Xhersi, edhe pse kishte ndërruar jetë më shumë se një muaj më parë. Po atë vit, republikania Jennifer Pace fitoi zgjedhjet paraprake në Indiana pas vdekjes së saj.

Një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në vitin 2018, kur Dennis Hof fitoi zgjedhjet për Asamblenë e Nevadës, tri javë pasi kishte ndërruar jetë. Më pas, autoritetet u detyruan të plotësonin vendin e mbetur vakant.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion