"Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhen të tjera dëshmi të vrasësit serial të arrestuar në Greqi: Ja ku u fsheha...

Aktualitet

"Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhen të

Policia greke ka arrestuar shqiptarin Nikolin Pali, pasi akuzohet për vrasjen e ish-partneres dhe të dashurin e saj në Greqi.

Por ndërsa është marrë në pyetje, ai ka pranuar se ka kryer edhe dy vrasje në Shqipëri, e më pas është arratisur në Greqi për t’u fshehur.

Atje ai është fshehur duke përdorur një identitet të rremë, ndërsa në vitin 2020 vrau me sëpatë ish-të dashurën e tij dhe të dashurin e saj, pasi i kishte parë bashkë.

43-vjeçari Nikolin Pali, i cili dyshohet se udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara, u arrestua në Patisia, ndërsa policia po heton informacionet se ai po përgatiste një vrasje të re. Sipas burimeve policore, Pali është një vrasës me pagesë dhe vrasës serial dhe pjesëmarrja e tij në krimet midis vrasjes së dyfishtë dhe arrestimit të tij sot është duke u hetuar tashmë.

Ai ishte dënuar me dy burgime të përjetshme në mungesë dhe udhëtonte me dokumente identiteti të falsifikuara. Arrestimi i tij u bë pas një operacioni të koordinuar dhe bastisjes së policisë në apartament. Ai ishte i armatosur rëndë, por nuk pati kohë të përdorte as pistoletën që policia gjeti dhe as dy granatat e dorës.

Autoritetet e kishin kërkuar atë për disa vite në Athinë, Mykonos si dhe në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion