Egla Ceno me deklaratë të hapur: “Po dha dorëheqjen Rama, premtoj publikisht se do martohem vitin tjetër”

Aktorja dhe regjisorja e njohur Egla Ceno, e cila ka mbajtur shpesh qëndrime publike e kritike ndaj qeverisë dhe reformave territoriale për bashkitë, nuk ia ka kursyer rrjetit një tjetër thumbim me ironi pikante.
Në një imazh që po qarkullon me shpejtësi, aktorja shfaqet me një "promesë" jo të zakonshme të shkruar në shollën e këpucës:

"Po dha dorëheqjen Rama, premtoj publikisht se do martohem vitin tjetër ❤️"
E siç thotë populli se "shakaja është gjysma e së vërtetës", ky postim sa humoristik është edhe një mesazh i fortë politik ka nxitur reagime të shumta.
Shoqëruar me batutën "Turpi për të gjallët është, e bëj kaq sakrificë për atdheun", postimi i saj ka hapur një valë komentesh e të qeshurash në rrjetet sociale,


