'Ju tallni protestën, por u pamë çfarë artistash jeni'/ Xhemalaj thirrje të rinjve: Dilni dhe luftoni, ky vend është për ju

Aktualitet

'Ju tallni protestën, por u pamë çfarë artistash

Këtë të hënë mbahet protesta e 128-të para kryeministrisë, ku qytetarët duan largimin e Ramës. Aktivisti Ilir Xhemalaj u tregua i ashpër me një emision humori, që përqeshte protestën.

“Sot doja të flisja për këta palo-artista, kanë guximin për të përqeshur protestën. Si nuk kanë turp. I kemi parë mirë çfarë artistash janë.

Doja t’i thoja atij tepelensit, si ka mundësi që tallesh me protestën, kur kemi humbur të dy njerëz nga kjo shëndetësi.

Si ka mundësi që dalin e tallen me popullin. U drejtohem të gjithë gjimnazistëve dhe  të rinjve, dilni dhe luftoni, sepse ky vend është për ju”.

ME TE LEXUARAT