"Shpërthim pas një ore", mesazhe për bomba në institucionet në Shqipëri

Aktualitet

"Shpërthim pas një ore", mesazhe për bomba në
Disa institucione kanë marrë mesazhe elektronike me alarme për vendosjen e bombave. Pas sinjalizimeve, strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur verifikimet për të vlerësuar situatën dhe për të identifikuar autorët e këtyre mesazheve.

Dyshohet se bëhet fjalë për alarme false, ndërsa verifikimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e rastit.

Ndërkohë, Euronews zbardh përmbajtjen e emailit kërcënues që u është dërguar më shumë se 140 personave.

“Përshëndetje. Jam udhëheqësi i Milicisë Serbe. Kemi ardhur të hakmerremi ndaj jush.

Sapo kam vendosur personalisht një mjet shpërthyes në ndërtesën tuaj. Shpërthimi do të ndodhë pas një ore. Nga ju do të mbeten vetëm copa mishi.

Do të vrasim shqiptarë derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë. FAT TË MBARË”, thuhet në emailin kërcënues.

ME TE LEXUARAT