Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se ndërmjetësoi vra'sjen e mbetur në tentativë

Bota

Arrestohet shqiptari në Itali, dyshohet se ndërmjetësoi
Një 37-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, është kapur në Asti të Italisë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Sipas Policisë së Shtetit, shtetasi A. (A.) B., lindur në Elbasan, u lokalizua falë bashkëpunimit mes specialistëve të Policisë Kriminale në Shqipëri dhe shërbimeve të Guardia di Finanza-s në Pisa.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar 37-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” më 29 shtator 2026.

Ai dyshohet se në vitin 2022, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka ndërmjetësuar për vrasjen e shtetasit L. M., ngjarje që mbeti në tentativë.

Për 37-vjeçarin rëndojnë dyshimet për veprat penale të vrasjes së mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, armëmbajtjes pa leje dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT