Italianët "braktisin" Vlorën, nuk kanë interes si dikur për të jetuar e pushuar në qytetin bregdetar të Shqipërisë

Aktualitet

Italianët "braktisin" Vlorën, nuk kanë interes si dikur
Interesi i Italianëve për të pushuar, jetuar apo investuar në Vlorë ka pësuar rënie. Fatjon Katiaj menaxhon prej 10 vitesh një agjenci turistike teksa tregon se 2022-2023 pas pandemisë kanë qenë vitet me kërkesat më të larta të Italianëve për pushime, qëndrim dhe investime në Vlorë, ndërsa pas atyre viteve shifrat janë gjithmonë në rënie.

Rënia e kursit të euros dhe abuzimet e administratorëve të bizneseve në rritjen e çmimeve apo edhe në ofrimin e një shërbimi jo-cilësor shihen si shkaqet e këtij realiteti.

Sipas tur-operatorit në vitet 2022-2023 në Shqipëri ka patur 1 milion turistë Italianë, ndërsa këtë vit numri i Italianëve ka shkuar në 300-400 Mijë, duke pësuar rënie me rreth 60%.

Të dhënat flasin për rënie te numrit te qytetareve europianë, kryesisht në moshë pensioni që zgjedhin Vlorën për të kaluar këto vite apo investuar. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion