“Ishte një tronditje e madhe”, supermodelja e njohur zbulon diagnozën e kancerit të gjirit
Supermodelja Lara Stone ka folur hapur për diagnozën e saj me kancer në gji, duke pranuar se lajmi ishte një “tronditje e madhe”, ndërsa miqtë e saj të famshëm po tregojnë mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.
Modelja holandeze ndau lajmin me ndjekësit e saj në Instagram të shtunën, duke zbuluar se ajo tashmë po i nënshtrohet trajtimit. Nëna e dy fëmijëve, Lara Stone pranoi se diagnoza ishte një “tronditje e madhe”, por shprehu mirënjohjen e saj që sëmundja u zbulua herët.
Duke zgjedhur të dilte publikisht në ditën e fundit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Lara shpjegoi se shpresonte që ndarja e përvojës së saj do t’i inkurajonte gratë e tjera të jepnin përparësi shëndetit të tyre.
“Meqenëse është ende zyrtarisht Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, doja të ndaja me ju se kohët e fundit u diagnostikova me kancer të gjirit dhe po i nënshtrohem trajtimit. Padyshim, ishte një tronditje e madhe, por jam shumë mirënjohëse që u kap herët. Ju lutem mos i injoroni ndryshimet në trupin tuaj”, tha ajo, duke shoqëruar mesazhin me një imazh që u kujtonte ndjekësve se kontroll mund t’u shpëtojë jetën.


