Arrestohet drejtori i spitalit të Mitrovicës, dhu'noi dhe kërcënoi bashkëshorten se do e pësonte si Arlinda

Kosovë&Rajon

Arrestohet drejtori i spitalit të Mitrovicës, dhu'noi dhe
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar në Kosovë, pasi akuzohet për dhunimin e bashkëshortes. 

Sipas raportimeve, Berisha e kishte kërcënuar bashkëshorten duke i thënë se ajo do të kishte të njëjtin fat si Arlinda Zekaj. Kjo e fundit u vra nga kunati i saj me sëpatë, pas një kalvari të gjatë dhune në familje dhe përpjekjesh për t'u bashkuar me djali ne mitur që nuk ia lejonin ta takont 

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar Gëzim Berishës masën e arrestit shtëpiak, pasi ai u ndalua mbrëmjen e djeshme. 

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhuna në familje, nga neni 248, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës. 

Gjyqtarja e procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, duke e konsideruar si “të pabazuar” dhe përmes një aktvendimi caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej një muaji. 

“Gjykata ka obliguar Stacionin Policor në Vushtri që ta zbatojë masën e arrestit shtëpiak për të pandehurin G.B., si dhe është obliguar Stacioni Policor në Vushtri, të verifikojë zbatimin e kësaj mase dhe në rast të moszbatimit të saj nga i pandehuri, menjëherë të njoftojë gjyqtaren e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë. 

Gjykata erdhi në përfundim se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit G.B., pasi kjo masë është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale, për të mbrojtur të dëmtuaren dhe për të siguruar zhvillimin e rregullt të procedurës penale, këtë vlerësim gjykata e mbështet edhe në faktin se i pandehuri dhe e dëmtuara nuk jetojnë më në bashkësi familjare dhe masa e arrestit shtëpiak është caktuar në pronën ku e dëmtuara nuk banon, rrjedhimisht duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë ndërmjet tyre. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion