“Bota do të marrë f*nd më 13 nëntor 2026!” - Çfarë paralajmëronte studimi i 1960-ës, publikuar në “Science”

E botuar në nëntor të vitit 1960, një studim me titull (Dita e Gjykimit: e premte, 13 nëntor 2026) pretendonte se njerëzimi do të arrinte pikën e tij kritike demografike deri më 13 nëntor 2026.
Analiza, e cila u botua në revistën “Science” dhe u hartua nga shkencëtari Heinz von Foerster së bashku me kolegët e tij, shkaktoi shqetësim të madh në atë kohë: kishte frikë se njerëzimi mund të shtypej nga mbipopullimi dhe se Toka nuk do të kishte më hapësirë të mjaftueshme për ta strehuar atë.
Sot, shkencëtarët i kanë hedhur poshtë parashikime të tilla. Normat globale të lindjeve kanë pësuar një ngadalësim drastik, duke rënë në më pak se gjysmën e asaj që ishte supozuar në studimin e vitit 1960.
Si pasojë, modeli i rritjes së vitit 1960 konsiderohet i vjetëruar: 13 nëntori do të jetë thjesht një ditë e zakonshme, e jo një "ditë gjykimi" apokaliptike. Popullsitë rriten me një ritëm të qëndrueshëm.
Megjithatë, studimi i vitit 1960 pretendonte se përparimet në teknologji dhe mjekësi do ta kishin ndryshuar mjedisin, duke e bërë atë të aftë të mbështeste një numër më të madh njerëzish.
Si rrjedhojë, rritja e popullsisë botërore do të ishte përshpejtuar me kalimin e kohës. Ky koncept njihet si "rritje hiperbolike". Në atë kohë, dokumenti ngjalli interes të jashtëzakonshëm mediatik dhe u pasqyrua nga botime të mëdha, si revista “TIME”.

