13 parti politike rrezikojnë gjoba, Celibashi: Ndëshkim për shkeljet financiare

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka paraqitur sot një kërkesë zyrtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), për vendosjen e masave administrative ndaj disa partive politike.
Mësohet se bëhet fjalë për ato subjekte, që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin më 11 maj 2025. Kërkesa mban datën 3 tetor 2026, ku theksohet se pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare mbi fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, janë konstatuar shkelje të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë.
Shkeljet përfshijnë vonesa në dorëzimin e raporteve, mosdorëzim raportesh nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarim të transaksioneve bankare, si dhe mospërputhje apo gabime aritmetike e kontabël.
Masat dhe gjobat e propozuara:
Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare;
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare.
Gjobë në masën 500,000 lekë:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat;
Partia Aleanca Demokracia e Re;
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë;
Partia Kristian Demokrate;
Partia Lëvizja Atdheu;
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare;
Gjobë në masën 100,000 lekë;
Partia Balli Kombëtar;
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;
Partia Djathtas 1912;
Partia Socialdemokrate;
Partia Nisma Thurje.


