IGJEO paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata / Rrezik për vërshime uji dhe rrëshqitje dherash në disa zona

Aktualitet

IGJEO paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata / Rrezik për

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se pasditen e sotme dhe nesër priten reshje intensive në Qarkun Vlorë, ndërsa në Qarqet Berat, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, që pritet të shoqërohen me shtrëngata. 

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.

Për sa u përket temperaturave të ajrit, sot, ditë e shtunë, ato minimale dhe maksimale pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 20°C, në vendet e ulëta: 17 / 20°C dhe në vendet malore: 12 / 17°C.

Sot pasdite dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë mesatare, deri e fortë. Instituti i Gjeoshkencave informon se sot dhe nesër nuk ka rrezik për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Njoftimi i plotë:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) priten reshje intensive në qarkun Vlorë, ndërsa në qarqet Berat, Korcë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Në të gjithë qarqet reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Durrës dhe Vlorë.

TEMPERATURA

Nesër (e shtunë, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 20 °C

në vendet e ulëta: 17 / 20 °C

në vendet malore: 12 / 17 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 10) dhe nesër (e diel, dt. 11) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente deri e fortë. 

ME TE LEXUARAT